Për të arritur synimet e dala nga marrëveshja e klimës, Franca planifikon që më së voni deri në vitin 2040 të ndalojë në tërësi shitjen e veturave me karburante fosilesh.

Motorët dizel dhe benzinë në këtë mënyrë do të mund të shkonin në histori dhe do të zëvendësohen me vetura elektrike, është bërë e ditur nga qeveria franceze.

Përveç ndalimit të shitjes së automjeteve me karburante fosilesh, Franca prej vitit 2040 do të ndalojë lëvizjen e çfarëdo automjeti që përdorë benzinë dhe naftë.

Ndryshe, Gjermania planifikon që të njëjtin ndalesë ta vendosë deri në vitin 2030, ndërsa Holanda dhe Norvegjia prej vitit 2025.

Për vendosjen e vitit 2040 si afat të fundit për ndalimin e automobilave me motor me djegie të brendshme po e mendon edhe Britania e Madhe.

SHPËRNDAJE
Gazetarë, Kolumnist. Kontribues i rregullt në Gjurmë.