Stacioni qendror në Bruksel është evakuuar pas një shpërthimi, ka bërë me dije policia belge, ndërsa ka thënë se situata është nën kontroll.

Raportohet se një person që kishte veshur një brez me eksploziv është neutralizuar. Sheshi qendror i qytetit Grand Place, gjithashtu është evakuuar.

Në mars të vitit 2016, 32 persona u vranë gjatë një sulmi në aeroportin qendror të Brukselit, sulm që u mor përsipër nga shteti islamik.

Mediet lokale konfirmuan gjithashtu neutralizimin e personit të dyshuar. Dhjetëra makina policie rrethuan zonën dhe evakuuan pasagjerët në stacionin e trenave, mes një situate paniku.

Në mars të vitit 2016, 32 persona humbën jetën nga sulmet e kryera në aeroportin e Brukselit dhe në sistemin e metrove, sulme që u morën përsipër nga Shteti Islamik.

20 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)

SHPËRNDAJE

Gazetarë, Kolumnist. Kontribues i rregullt në Gjurmë.