Disa biznesmenë folën për problemet me të cilat përballen vite me radhë, për të cilat deri më sot kishin heshtur. Ata u ankuan te Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat se heqin të zitë e ullirit me procedurat burokratike dhe pamundësinë për t’i marrë në kohë licencat për shfrytëzimin e burimeve natyrore. Biznesmenët thonë se humbin para të mëdha nga sjellja e papërgjegjshme e autoriteteve.

A e dini se Ministria e Ekonomisë ka mijëra lëndë të panënshkruara nga ish-ministri i ekonomisë. Ai i la lëndët të pazgjidhura, dhe unë kam dokumente për më shumë se një ton projekte dhe dokumente për shfrytëzim- tha biznesmeni Shefki Aliti.

Ne kemi marrë përgjegjësinë deri në fund të korrikut ti pastrojmë të gjitha lëndët që qëndrojnë periudha të gjata në ministri- deklaroi Koço Angjushev – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.

Disa ndërmarrje kërkuan nga qeveria kthimin më të shpejtë të TVSH -së, dhe zvogëlimin e kontrolleve për kthimin e tij. Ministri i Financave Dragan Tevdovski ju premtoi ashtu si në muajin e kaluar do të vazhdojë shlyerja e shpejtë e borxhit ndaj ekonomisë. Biznesmenët kërkuan transparencë në shitjen e tokës shtetërore, e cila nuk ka qenë praktikë deri më tani.

Të ketë më shumë transparencë në shitjen e tokës shtetërore. Kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Një pjesë e madhe e qytetarëve dhe kompanive nuk kanë qasje në atë se çfarë dhe si shiten?- tha biznesmen Viktor Tanushev.

Në mënyrë më profesionale dhe më transparente do të shitet toka shtetërore në Maqedoni. Këtë unë mund tua garantojë me çdo akt moral dhe material para publikut të gjerë- deklaroi  Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Anëtarët e Odës Ekonomike kërkuan subvencionimin e personelit të paktë, me çka do fitojnë fuqi punëtore cilësore, vendosjen e kontratave midis sektorit publik dhe privat, konsultime para miratimit të ligjeve, qasje më të madhe në kapital të freskët, shfrytëzimin e fondeve evropiane, rishikim të modelit të subvencionimit të sektorit të turizmit, si dhe përmirësimin e infrastrukturës me çka do të mundësohet qarkullim i shpejtë i mallrave dhe shërbimeve. Kryeministri Zoran Zaev premtoi transparencë, kthim të shpejtë të TVSH-së – pushime falas shtatë-ditore për punëtorët në sektorët me të ardhura të ulëta. Biznesmenët kërkuan dhe zbatimin e regjistrimit si një mjet themelor ekonomik për krijimin e planeve të biznesit. /Alsat-M/

SHPËRNDAJE
Gazetarë, Kolumnist. Kontribues i rregullt në Gjurmë.