Papjekuri politike e konsideron Avdullah Hoti, ministër në largim dhe kandidat për kryeministër i koalicionit LAA, mënyrën se si Vetëvendosje po e fton partinë e tij për të negociuar.

“Nuk ftohet një parti politike përmes një statusi në facebook. Ata e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, ne e kemi qëndrimin tonë. Ne presim që koalicioni PAN të dështojë dhe pastaj të hapet rruga për ofertat tjera”, ka thënë ai.

“Kur jep leksion se si duhet të sillet një parti politike, nuk mund t’i them unë Vetëvendosjes kështu duhet të sillesh dhe të bësh”, ka thënë ai, në Rubikon të KTV.

“Nuk kemi pasur takime formale, nuk ka takime mes neve dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë ai.

Ai beson në një rilindje të LDK-së pas këtyre zgjedhjeve duke theksuar se janë duke u përgatitur për zgjedhjet lokale dhe projekte tjera afatgjate.

Me dështimin e koalicionit PAN në krijimin e qeverisë, formalisht LAA do të thërrasë në takim të gjitha partitë përpos PDK-së. /Koha/

SHPËRNDAJE

Gazetarë, Kolumnist. Kontribues i rregullt në Gjurmë.